‘Kam dy objektiva: Të mos vdes para prindërve të mi dhe të çoj vajzat në altar! Intervista prekëse e…

Jil
Jil
2 Min Read

Jo vetëm një futbollist i madh, por edhe një njeri me zemër e botë të madhe!

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit dhe Kombëtares italiane Gianluca Vialli ndërroi jetë këtë të premte në moshën 58-vjeçare, pasi prej 5 vitesh luftonte kundër kancerit në pankreas.

Pak muaj më parë, ai kishte dhënë një intervistë emocionuese.

“Tani kam dy objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të arrij të çoj në altar vajzat e mia”, deklaronte Vialli, duke mos arritur dot asnjë prej tyre.

“Është e vështirë për t’u thënë, pork jo eksperiencë më bëri një person më të mirë.

Të ndihmon t’i shohësh gjërat në një tjetër perspektivë, iu jep më shumë vlerë gjërave, familjes. Kujdesesh më shumë për veten tënde”, shprehej më tej Vialli.

“Nuk e di kur do shuhet drita ime, se çfarë ka në anën tjetër.

Por në një kuptim, jam edhe i eksituar për ta zbuluar se çfarë ka në anën tjetër.

Duhet të kuptojmë se koncepti i vdekjes duhet për të kuptuar dhe vlerësuar jetën”, deklaronte më tej ai.

Humbja e tij ka prekur gjithë Italinë, pasi përveçse një futbollist i madh, ai është konsideruar gjithmonë si një njeri me plot vlera dhe një shembull për të gjithë.

Madje dhe kur luftonte me sëmundjen e rëndë, për të cilën nuk u ankua kurrë.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *