“Kam humbur babain në det”- Rrëfimi emocional i Elvis Pupës për Oltën, i tregon momentin më të vështirë të jetës

Jil
Jil
2 Min Read

Aktori i humorit, Elvis Pupa ka zbuluar teksa bisedonte me Oltën lidhur me gjendjen e tij emocionale brenda BBV, pasi këto ditë ai bën 8 vite që ka humbur babain e tij në një aksident në det.

Ai ka rrëfyer përballjen me momentin e vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.

Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.

Olta: Si ke qenë këto ditë se nuk të kam parë mirë

Elvis Pupa: Doja me dal se më dukej vetja sikur po rrija kot, thashë më mirë dal jashtë bëj ndonjë punë.

Olta: O Visi ca je duke thënë, ti je rreze dielli këtu në shtëpi.

Elvis Pupa: E vlerësoj

Olta: Ti je energji pozitive, je shumë i mirë

Elvis Pupa: Kam dhe një gjë tani në këtë periudhë, një lidhje emocionale me ca data dhe jam çik kshu si…

Olta: E ndiej që ke dicka

Elvis Pupa: Më kap ndonjëherë kështu dhe mua. Unë mundohem ti kontrolloj emocionet, jam i ndjeshëm por nuk e jap veten, i mbaj gjërat përbrenda e më lodhin.

Olta: Ke humbur një person të afërt?

Elvis Pupa: Babën, me atë e kam. Po i afrohet data e ditëlindjes këtë periudhë. U bënë tetë vite që e kam humbur.

Olta: Ishte aksident?

Elvis Pupa: Aksident. Them shyqyr që e patëm dhe aq, se disa nuk i kanë, disa nuk i kanë njohur hic. Ishte aksident në det, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam. Ka pasur dallgë, është futur dhe nga lodhja e ka lënë zemra.

Olta: Nga noti?

Elvis Pupa: Po, ka pasur dallgë të forta. Nona ka qenë me të aty edhe e ka vuajtur shumë. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg, është e vështirë. Unë e kam kaluar e kam pranuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *