Kamera e fshehtë e Kiara Titos bëhet virale në rrjet/ Moderatoren e gjen ‘belaja’ me fansin e ‘çmendur’ (VIDEO)

Jil
Jil
2 Min Read

Kiara Tito një nga personazhet më të përfolur të BBV. Moderatorja bukuroshe, e cila me marrëdhënien e saj me Luizin u kthye në telenovelën e preferuar të shqiptarëve është bërë protagoniste e një tjetër shakaje, me ngjarje në seri.

Kiara Titos i është bërë një kamera e fshehtë. Në lojë përveç miqve të saj është futur dhe Andi, aktori i “Piranjave” dhe të gjithë së bashku mundohen t’ia shndërrojnë në ferr, fundjavën e planifikuar në Durrës.

Sapo moderatorja relaksohet në shezllonet e plazhit, në lojë hyn Andi, një fans i çmendur i saj, i cili fillimisht i kërkon të bëjnë disa foto dhe më pas vjen dhe i sjell trëndafila. Por momenti epik është kur ai sjell disa shishe me ujë për idhullin e tij.

E habitur nga dashuria e madhe e fansit, Kiara niset për të shijuar drekën në restorant. Aty e pret Andi, por këtë herë ai s’po e përndjek, por po punon si kamarier.

Sikur të mos mjaftonte fansi i fiksuar pas saj, Titon e presin pjata “speciale”, të përgatitura sipas menusë së “Piranjave”.

Dozën e shakasë e shton edhe “mamaja” e Andit, e cila sapo sheh moderatoren simpatike, i thotë menjëherë të birit se këtë do nuse për shtëpi, jo atë që ka marrë.

Surpriza e fundit për Kiarën dhe miqtë e saj ishte fatura e kripur e ushqimit, me shumë kripë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *