JiL.al - Jeto i Lumtur

Kanosën me armë zjarri një 33-vjeçar, blutë e Vlorës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre persona kanë kanosur me armë zjarri një 33-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë, ku ndërkohë blutë e Vlorës sqarojnë se po punojnë për kapjen e tre shtetasve të moshës 29 vjeç, 27 vjeç dhe 24 vjeç.about:blank

Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, ata kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve 29 vjeç, 27 vjeç dhe 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak”, 

shkruhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top