Kapen 300 kg kanabis në doganën e Malit të Zi, arrestohen

Jil
Jil
2 Min Read

Babë e bir nga Durrësi kanë tentuar të kalojnë rreth 300 kg kanabis përmes doganës së Malit të Zi.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore kanë bllokuar automjjetin. Si pasojë, kanë shoqëruar të dy shtetasit, babë e bir.

“Bashkëpunim i ngushtë me partnerët, për hetimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi.

Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.about:blank

Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa”, tha policia.about:blank

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *