JiL.al - Jeto i Lumtur

Kapet brenda “shtëpisë së barit”, arrestohet shqiptari në Britani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si A. K., është arrestuar në Angli pasi është kapur në një “shtëpi bari”, në zonën e Thurlby-t.

Mësohet se u kap me 175 bimë kanabisi, të klasit B, në banesën ku dhe jetonte.

Sipas mediave të huaja ai ka pranuar para gjykatës se punonte si “kopshtar”, ndërsa ka kërkuar shtyrjen e dënimit.

Aktualisht ndodhet në paraburgim, deri në marrjen e vendimit për caktimin e masës së sigurisë nga drejtësia britanike.

Scroll to Top