JiL.al - Jeto i Lumtur

Kapet i shumëkërkuari Eduart Kurti, vrau 2 vëllezër për borxhin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shumë vite pasi ishte shpallur në kërkim dhe rezultonte në top listën e më të kërkuarve nga policia shqiptare, Eduart Kurti është arritur të vihet në pranga.

Burri 48 vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u akuzua se kur ishte 37 vjeç i mori jetën dy vëllezërve, Iglend dhe Sokol Haxhiali.

Noa.al raporton se kapja e Kurtit erdhi si finalizim i operacionit policor të koduar “End”.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.

Ai u kap në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, pak orë pasi ishte lokalizuar, vendndodhja e tij.

Eduart Kurti

Në një njoftim zyrtar policia tha se ka vënë në pranga shtetasi Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit Iglend Haxhiali 44 vjeç, dhe Sokol Haxhiali, 41 vjeç”, tha policia.

Iglent Haxhiali

Ngjarja e rëndë ndodhi në fundin e vitit 2012. Dy viktimat ndodheshin në automjetin e tyre në bulevardin “Bajram Curri”, ku Kurti i qëlloi me plumb në kokë.

Sokol Haxhiali

Shkak i kësaj vrasjeje të dyfishtë dyshohet se ishte borxhi që vëllezërit i kishin Kurtit.

https://youtube.com/watch?v=cPHfgXAI46I%3Fsi%3Dg-4jBuarA5bXZO2v

Bëhej fjalë për një shumë rreth 200 mijë dollarë, të cilët Kurti dyshohet t’ua ketë dhënë dy vëllezërve disa kohë para se të ndodhte krimi dhe ishte irrituar se nuk po i ktheheshin paratë e dhëna borxh me kamatë. /noa.al

Scroll to Top