Kapja e 4.3 ton drogë në Spanjë, Artan Hoxha zbardh detaje

Jil
Jil
2 Min Read

 Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për sasinë e kokainës që u kap sot në Alicante të Spanjës. Në fjalën e tij, gjatë një interviste për emisionin “Euroneës”, Artan Hoxha tha se kokaina kishte për destinacion vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa zbuloi se porositës ishin dy grupe kriminale; një nga Tirana dhe një tjetër nga Durrësi. Por nuk bëri me dije të tjera detaje. 

“Sasia në Alicante nuk është sasi rekord. Kjo ngarkesa ka qenë duke ardhur ngarkesë e 2 grupeve kriminale shqiptare. Për Shqipëri? Do shkonte në Europë se 4.3 ton nuk ke ku e çon në Shqipëri se është shumë. I përfshirë ëstë një grup nga zona e kryeqytetit, e grupi tjetër është nga zona e Durrësit. Kjo ngarkesë dyshohet se është porosi e tyre. Kur janë ngarkesa kaq të mëdha nuk lidhen,”-tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Sot, më shumë se 4300 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Alicante të Spanjës. Në operacionin policor sekret, janë arrestuar pesë persona, mes tyre katër shqiptarë, por emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga mediat vendase. Policia Kombëtare bën me dije se rrjeti i trafikut menaxhohej nga shqiptarë, të cilët kishin sy synim që të shpërndanin drogë në vende të Europës. Droga mësohet se ishte fshehur në një ngarkesë me banane që mbërriti të premten e kaluar në një magazinë në Llano del Espartal. Kjo sasi kokaine është më e madhja e kapur deri më sot në provincën e Alicante-s.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *