Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një intervistë se Altin Dumani ka një sfidë me disa prej prokurorëve në SPAK.about:blank
Sipas tij kjo periudhë është fillimi i shpërthimeve të mëdha që pritet të ndodhin në të ardhmen.
“Në një farë mënyrë tani ngjan si një lokomotivë që tërheq mbrapa gjithë këta vagonat. Nuk është se ai drejton, ai drejton vetëm disa çështje, ju e dini çfarë roli ka drejtuesi, por ka futur një frymë tjetër në kuptimin e ritmit që ka caktuar për shumë gjëra. Në 19 vagona që tërheq, disa prej tyre nuk janë në ritmin e duhur, është shprehur kjo, edhe brenda rrethit të prokurorëve, punojnë më avash, hezitojnë, disa kanë dhe ndikime të jashtme, disa kanë dhe frikë, janë njerëz dhe këta,” – u shpreh Karamuço.