Karim Benzema i jep lamtumirën kombëtares franceze

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sulmuesi i Rela Madrid, Karim Benzema feston sot 35-vjetorin e lindjes, por ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë ndjekësit e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Benzema njofton tërheqjen nga kombëtarja franceze, ku shkruan:

 “Kam bërë përpjekje dhe kam bërë gabime për të qenë ky që jam sot. Dhe unë jam krenar për këtë. Kam shkruar historinë time dhe historia jonë po merr fund”.

Në vitin 2021, Karim Benzema u kthye në kombëtaren franceze pas një pauze të gjatë. Më parë Didier Deschamps nuk e thirri sulmuesin për shkak të një skandali me Valbuena. Benzema garoi në Euro 2020, por humbi Kupën e Botës 2022 për shkak të dëmtimit.

Në total, Karim Benzema bëri 97 paraqitje për kombëtaren franceze. Sulmuesi shënoi 37 gola dhe dha 20 asistime.

Scroll to Top