Kejvina lë komentin e papritur pak para nisjes së ‘BBV3’

Editor
1 Min Read

Kejvina ishte një nga konkurrentet që bëri bujë në edicionin e dytë të ‘Big Brother Vip’ për shkak të debateve të ashpra dhe dinamikave që krijoi në shtëpinë më të famshme.

Ajo që u konsiderua si një skandal në transmetim live të spektaklit ishte shuplaka që i dha Luizit pas një debati të fortë me këtë të fundit ku nuk munguan dhe etiketimet ofenduese. Situata agravoi deri në dhunë fizike dhe verbale mes dy banorëve.

Më pas me vendim të ‘Vëllait të Madh’, Kejvina u përjashtua nga loja për çmimin e madh por pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme ngjarja vazhdonte të përflitej në rrjet.

Për shkak të kësaj situate duket se imazhi i saj nuk u vlerësua siç ajo priste nga publiku e për këtë arsye sot vendosi dashur pa dashur të ‘thumbojë’ formatin dhe produksionin. Në një postim në ‘Instastory’, ajo kujton se si sot një vit më parë bëri gabimin më të madh të jetës, por parashikon se të tilla do të ndodhin edhe në këtë edicion të ‘BBV’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *