JiL.al - Jeto i Lumtur

Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën: Më fejuan 13-vjeç

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtarja shqiptare Blerina Balili për herë të parë ndau disa detaje nga jeta personale që i kishte ruajtur me fanatizëm.

Balili tregoi se familjarët e fejuan në moshën 13 vjeçare e një vit më vonë partneri “e rrëmbeu” siç ndodhte në atë kohë.

“Unë s’ jam dashuruar.

Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë.

Ne atë moshe ke nevoje për mësim.

S’dija asgjë dhe mësova nga te tjerët.

Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë.

Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë.

Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo në “Ftesë në 5”.

Vlen të kujtojmë se Blerina është bërë edhe gjyshe në moshën 40 vjeçare.

Sot që është 43 vjeç ka një nip dhe një mbesë nga dy djemtë e saj.

Scroll to Top