Këngëtarja shqiptare Melinda Ademi pranon ofertën e martesës nga…

Jil
Jil
1 Min Read

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka shpallur fejesën e saj me partnerin Granit Muhaxheri në mënyrë emocionuese përmes postimeve në Instagram.

Ngjarja ka ndodhur në një skenë idilike buzë detit, ku Graniti kishte përgatitur një surprizë të veçantë: një tabelë dekorative që pyeste, “A do të martohesh me mua?” Propozimi është kurorëzuar me një unazë të madhe me një gur vezullues, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.

Lidhja mes Melindës dhe Granitit ka qenë e mbajtur private për një kohë të gjatë, dhe vetëm këtë vit ndjekësit e saj u informuan për marrëdhënien e tyre.

Ky fakt i ka surprizuar fansat e artistes, të cilët janë ndjerë të lumtur për lajmin e fejesës. Pasi Graniti e ka propozuar, çifti organizoi edhe ceremoninë e fejesës, duke festuar me familjarët dhe miqtë më të afërt.

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm në jetën e Melindës, e cila ka një karrierë të suksesshme në muzikën shqiptare dhe është një nga emrat më të dashur për publikun. Fansat kanë reaguar me shumë dashuri dhe urime në rrjetet sociale, duke e mbështetur çiftin në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania