Ditën e djeshme, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Arnisa Këlliçi i ka kërkuar mbrojtje fizike KLGJ pasi deklaron se ka marrë një letër anonime kërcënuese.about:blank
Arnisa Këlliçi në kërkesën drejtuar KLGJ për mbrojtje thotë se letra përmban të dhëna kërcënuese për të, fëmijët dhe familjen e saj.
Ndërkohë Euroneës Albania ka zbardhur përmbajtjen e letrës kërcënuese që ka marrë gjyqtarja.
Në letër, gjyqtares i përmendin fëmijët dhe e kërcënojnë se do ia vrasin, nëse ajo nuk “sillet siç duhet”.
“E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt”, thuhet mes të tjerash në letër.
Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.
Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.about:blank
Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.
Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.about:blank
Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.