“Keni qenë nuse nën hyqmin e vjehërrisë”/ E kritikojnë për rikthimin e menjëhershëm në punë pas lindjes, ‘shpërthen’ opinionistja: Vazhdoni e merruni me burrin, vajzën e mitrën e Nedës

Jil
Jil
2 Min Read

Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë përpara disa javësh. Opinionistja e “Për’puthen” ka sjellë në jetë pas dy djemsh, një vajzë. Së fundmi Neda u rikthyer në punë dhe ka publikuar disa foto duke i dhënë gji vajzës së saj në ambientet e emisionit.


Ishte pikërisht ky postim i saj që ndezi menjëherë rrjetin, të cilët janë ndarë në dy grupe për shkak të opinioneve të tyre. Disa e kanë përkrahur fuqinë e saj e disa të tjerë kanë zgjedhur ta kritikojnë atë.  Mes tyre, Neda ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre të fundit, duke bërë një postim në “Instagram” me fotot e komenteve të tyre.


“Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse është shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.

Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga rraca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.


Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehërrisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka patur vetëm që ta lani, shplani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhrat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rritni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në Instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës.

Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga”, shkroi Neda.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *