Kepi i Tundimeve” i besohet Kiara Titos, ja VIP-at që do të sfidohen mes femrave

Jil
Jil
2 Min Read

“Reality show” “Kepi i Tundimeve” u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.

Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni. “Kryefjala” ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e tij, e shumë të tjerë.

Thuhet se moderimi do t’i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja. Këtë vit, ky format veror do të regjistrohet në Turqi, ku dhe pritet që konkurrentët t’i bashkohen resorteve luksoze për disa javë.

Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” si moderatore. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.

Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë. Aktualisht, ajo dhe Luizi janë duke mbyllur kontratat verore, ku dhe kanë marrë shumat e majme.

Mbetet për t’u parë nëse për Kiarën do të ketë një vijimësi në këtë televizion apo gjithçka do të mbyllet me emisionin veror, që pritet të nis së shpejti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *