JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kërcasin” prangat për ish-kryeministrin e njohur, ja me sa vite dënohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tri vjet burgim të shtunën, nën akuzat për korrupsion, të cilat i mohon.

Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që i kishte fituar përmes shitjes së dhuratave shtetërore, raportoi televizioni shtetëror pakistanez më 5 gusht.

Khan nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Islamabadit kur u mor vendimi për dënimin e tij.
Gjykatësi urdhëroi që Khan të arrestohet menjëherë. Avokati i tij, Intazar Hussain, tha për Reuters së ish-kryeministri është dërguar në paraburgim nga shtëpia e tij në Lahore.

Ekipi ligjor i Khan ka thënë se do të ankohet ndaj vendimit. Ndërsa, Khan i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht.
“Është e rëndësishme të përmendet se nuk na u dha asnjë mundësi t’i paraqesim dëshmitarët, e as kohë për t’i mbledhur argumentet tona”, tha një anëtar i ekipit të tij mbrojtës.about:blank

Ai po përballet me mbi 150 raste të cilat u ngritën kundër tij qëkur u rrëzua nga pushteti në prill të vitit 2022.
Kjo është një goditje e re ndaj përpjekje të Khanit për t’u kthyer në pushtet.

Qëkur u rrëzua nga pushteti në një votim të mosbesimit në Parlament, Khan është përballur me raste ligjore vazhdimisht.about:blank

Ai akuzohet për korrupsion, terrorizëm dhe nxitje të dhunës gjatë protestave vdekjeprurëse në maj, në të cilat përkrahësit e tij i sulmuan pronat e Qeverisë dhe ushtrisë nëpër vend.

"Kërcasin" prangat për ish-kryeministrin e njohur, ja me sa
Scroll to Top