Kërcënimet për sulm në Kosovë, KFOR

Editor
1 Min Read

Misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR ka konfirmuar se ka shtuar numrin e ushtarëve rreth 1000 dhe është përforcuar me makineri më të rëndë, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.about:blank

Në një përgjigje për kohën, KFOR-i ka thënë se nuk spekulon për mundësinë e ndonjë sulmi tjetër të mundshëm në veri, pas alarmit që bënë liderët e shtetit javëve të fundit.

“Ne nuk do të spekulojmë për ndonjë skenar të ardhshëm. Jemi në kontakt të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe me organizatat e sigurisë së Kosovës, si dhe me palë të tjera, duke përfshirë misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe, OSBE-në dhe OKB-në”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Në përgjigje është thënë po ashtu se është trefishuar patrullimi përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. KFOR-i ka thënë se mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit që ka, për të ofruar siguri në Kosovë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *