Një sherr mes disa personave është regjistruar ditën e sotme në Elbasan. Dy persona janë konfliktuar me dy vëllezër dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia njofton se janë shpallur në kërkim shtetasit A.Sinakoli, 28 vjeç dhe E. Çapja, 44 vjeç ndërsa është arrestuar M.Preçi.about:blank
Ky i fundit akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë me po të njëjtën akuzë, të moskallëzimit të krimit.
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).about:blank
Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.about:blank
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.