Një konflikt mes dy personave është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Kurbin dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit.
Admir Lika 30-vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33 vjeçarin Fatjon Lika. Autori është futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33 vjeçarin.