“Kërcet” arma në Tropojë, raportohet për të vdekur (Emri)

Editor
1 Min Read

Vrau aksidentalisht me armë zjarri, gjatë gjuetisë, një 20-vjeçar, Policia vë në pranga autorin e dyshuar.about:blank

Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.

Në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *