Kërcet grushti në burgun e VIP-ave, sherr mes të dënuarve

Jil
Jil
1 Min Read

I dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha është përfshirë në një konflikt së bashku me një të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi.

Në fillim mes dy të burgosurve ka pasur një konflikt i cili më pas ka përshkallzuar në përleshje.


“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, tha Gashi.


“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë  marr të gjitha masat e nevojshme  dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Fatmirësisht rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenime të stafit mjekësor”, ka deklaruar ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *