“Kërcet” grushti në Korçë, zbardhen dyshimet e para

Editor
1 Min Read

Dy persona janë konfliktuar në lidhje me një vendparkim në një qendër tregtare në qytetin e Korçës.about:blank

Bëhet me dije se njëri prej tyre u shoqërua në polici pasi sulmoi me grushte 48-vjeçarin me të cilin u konfliktua.

Policia njofton se pasi u shoqërua, autori 30-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendparkimin e automjeteve, në një qendër tregtare, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *