Kërcet grushti në Lezhë, punonjësit e një karburanti bëjnë për

Jil
Jil
2 Min Read

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një karburanti në Lezhë, pranë Kryqëzimit të Tales.
Mësohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, një 37-vjeçar nga Kosova është përplasur fizikisht me dy punonjës të karburantit, një 61-vjeçar dhe një 52-vjeçar.

Sipas policisë bëhet me dije se 37-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy punonjësit janë shoqëruar nga autoritetet.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Lezhë/Informacion paraprak
Konfliktohen fizikisht dhe me mjete të forta te një karburant, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth, shoqërohen nga policia të dyja palët.

Njoftimi i policisë:

Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar. hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *