Autoritetet kundër trafikut të drogës në koordinim me policinë kombëtare pas një aksioni të zhvilluar, arrestuan në Santa Marta, shqiptarin Besnik Nikolli alias Niko ose El Gordo, i cili kishte lidhje me trafikantët e drogës nga Kolumbia.about:blank
Sipas mediave spanjolle alia Niko ishte në kërkim nga autoritetet franceze që nga viti 2021 për veprën penale të trafikut të drogës. Ai gjithashtu ishte i përfshirë në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.
Në dosjen e tij thuhej se Besnik Nikolli në atë kohë kishte lidhje me bandat nga vende si Gjermania, Holanda, Franca dhe gjithashtu edhe nga Shqipëria , të cilat merreshin gjithashtu me trafikun e drogës në pjesën më të madhe të Evropës.
“Informacionet që posedonte organi hetimor theksuan se i arrestuari me pseudonimin ‘Niko’ kryente trafik drogë në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Me sa duket, me praninë e tij në Kolumbi ka kërkuar të vendosë kontakte me rrjetet e trafikut të drogës”, shtoi Prokuroria, shkruajnë më tej mediat e huaja.