JiL.al - Jeto i Lumtur

Këshilla kursimi nga miliarderët e botës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në botën e sotme ka plot miliarderë, por mënyra se si e arritën atë nivel komforti mund t’ju befasojë. Ata nuk janë shpenzuesit e mëdhenj që shikojmë në specialet e show-ve hollivudianë. Në fakt, shumë prej tyre ua atribuojnë suksesin jetesës me kursime. Këtu janë disa nga këshillat më të mira të kursimit nga disa prej njerëzve më të pasur të planetit.

Michael Bloomberg

Michael Bloomberg është i njohur si një nga kryebashkiakët më kontroversial të Nju Jorkut dhe aksioneri më i madh i Bloomberg L.P., një kompani informacioni financiare ndërkombëtare. Por një gjë që njerëzit nuk dinë rreth kryebashkiakut Bloomberg është fakti se gjatë 10 viteve të shkuara ai ka pasur vetëm dy palë këpucë për punë. Ato përbëhen nga lëkurë e zezë dhe mundësojnë komfortin dhe funksionalitetin më të mirë për një miliarder. Ai e di se ato janë më e mira për të dhe zgjedh të kursejë paratë e tij për gjëra të tjera, sesa të shpenzojë një ‘thes të vogël’ me para për këpucë që nuk do t’i veshë kurrë realisht.

Bill Gates

Mësoni nga mësimet e së shkuarës. Të bëni gabime me paratë është një ngjarje e zakonshme e jetës. Ne të gjithë i bëjmë ato, por ata prej nesh të cilët ia arrijnë në fund suksesit financiar në jetë, jo vetëm që i bëjnë ato gabime, por çfarë është më e rëndësishmja, ata mësojnë prej tyre. Bill Gates i mirënjohur si një nga njerëzit më të pasur në botë ka thënë njëherë. “Nuk ka asgjë të keqe të gëzohesh për suksesin, por është më e rëndësishme të kesh parasysh mësimet nga gabimet”.

Ingvar Kamprad

Shmangni shpenzimet e panevojshme. Ingvar Kamprad, themeluesi i IKEA-s, beson se disa shpenzime janë thjesht të panevojshme, edhe pse mund të keni shumë para për to. Ashtu si shumë individë të tjerë super të pasur, ai preferon të fluturojë në klasin ekonomik sesa me një avion privat. Në kujtimin tij, Kamrad shkroi: “Ne nuk kemi nevojë për makina që bien në sy, tituj impresionuesë, uniforma ose simbole të tjera që tregojnë status. Ne mbështetemi në fuqinë dhe vullnetin tonë!”

Warren Buffett

Blini një shtëpi sipas nevojave tuaja. Warren është shembulli klasik i këtij rregulli. Ai jeton ende në Omaha, shtëpinë e tij në Nebraska të cilën e ka blerë që në vitin 1958 për 31,500$. Pavarësisht se ka miliona dollarë në dispozicionin e tij, Buffet-it i duket e paarsyeshme të jetojë në një vilë gjigante vetëm sepse mundet ta bëjë. Në vend të kësaj ai gjendet rehat në shtëpinë e tij me 5 dhoma gjumi e cila ndodhet në qendër të shtetit.

Oprah Winfrey

Gjeni pasionin tuaj të vërtetë. Kjo këshillë e thjeshtë i ka kushtuar shumë kohë Oprah-s. Asaj i njihet shprehja, “Ju bëheni ajo që besoni. Ju jeni atje ku jeni sot bazuar në gjithçka që keni besuar.” Të kuptoni se çfarë dashuroni dhe më pas ta ndiqni atë me gjithçka që keni shpeshherë do të rezultojë me shpërblimet më të mëdha në jetë.

Richard Branson

Vendosni objektiva dhe bëni gjithçka që keni në dorë për t’i arritur. Miliarderi britanik dhe themeluesi i Virgin Group, Richard Branson e nisi me objektiva të thjeshtë. Ato nuk ishin as më realistët, por ai i caktoi ato dhe i ndoqi. Nuk kishte si t’i shkonte mendja se çfarë do të arrinin një ditë ato objektiva të thjeshtë të vendosur nga ai.

Carlos Slim Helú

Nisni që herët të kurseni paratë tuaja. Carlos Slim, një biznesmen meksikan, i cili kohët e fundit është spostuar nga Bill Gates si njeriu më i pasur në botë, ofron një nga këshillat më të rëndësishme kur vjen fjala për të shijuar suksesin financiar. Filloni të kurseni fitimet tuaja sa më herët të jetë e mundur. Sa më herët që të filoni të kurseni paratë tuaja dhe t’i menaxhoni ato si duhet, aq më mirë do të gjendeni më pas në jetë, pavarësisht punës që do jeni duke bërë.

John Caudwell

Përdorni mënyra alternative të transportit. Ky biznesmen anglez ka vënë pasurinë e tij në industrinë e telefonave mobile, por kjo nuk do të thotë se atij i duket e domosdoshme të udhëtojë në një makinë të shtrenjtë dhe të mburret me pasurinë e tij. Në fakt, ai ende kënaqet duke ecur, duke ngarë biçikletën dhe madje duke përdorur transportin publik për të shkuar sa andej këtej.

David Cheriton

Mësoni se çfarë mund të bëni vetë. David Cheriton ishte një nga investitorët e parë në Google dhe kënaqet me një kthim nga investimi i tij fillestar prej 100,000 $ të bërë në 1998-ën. Ai refuzon të shkojë të berberi dhe i pret vetë flokët e tij. Edhe këto kursime të vogla në dukje mund të shtojnë vlerë sidomos nëse i adoptoni në fushat e tjera të jetës. Thjesht mendoni se sa para mund t’u kishit dhënë njerëzve të tjerë për të bërë gjëra që mund t’i bëni vetë në mënyrë perfekte.

Mark Zuckerberg

Ngisni një makinë modeste. Edhe themeluesi i Facebook jeton duke kursyer në shumë mënyra. Njëra prej tyre është se ai nget një makinë modeste, një Acura 30,000$, një sedan fillestar. Ai mund të kishte çfarëdolloj makine që do dëshironte të ngiste, ose një flotë me to madje, por ai zgjedh këtë automjet të thjeshtë dhe praktik.

Scroll to Top