JiL.al - Jeto i Lumtur

Këshilla si ta kapërcejmë zemërimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zemërimi është një përgjigje ndaj ndjenjave të pakënaqësisë, zhgënjimit, që zakonisht lindin, kur nuk i pëlqejmë një personi. Zakonisht shfaqet kur nuk jemi në gjendje të përmbushim dëshirat tona, ose kur ne jemi të detyruar të bëjmë diçka që nuk e pëlqejmë.

Jeta e përditshme na ballafaqon me shumë situata, të cilat mund të prodhojnë zemërim:
– Partneri juaj, fëmijët ose miqtë, shpesh, thonë ose bëjnë gjëra që nuk ju pëlqejnë
– Ju dëshironi t’i bëni vetes një filxhan kafeje, por zbuloni se ju nuk keni kafe
– Ju mbërrini vonë në stacion dhe autobusi ose treni ka ikur
– Planet nuk dalin sipas dëshirës suaj

Të gjitha këto, dhe situata të tjera të ngjashme, mund të shkaktojnë zemërim. Pyetja është, a duhet të reagoni automatikisht ose a mund të ndryshoni reagimin tuaj dhe të shmangni zemërimin? E vërteta është se ju mund të mësoni të reagoni ndryshe.

Zemërimi është një reagim negativ dhe duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur, nëse dëshiron të përparosh në rrugën e vetëpërmirësimit. Ju nuk mund të shmangni të gjitha situatat që shkaktojnë zemërim, megjithatë, me një trajnim, ju mund të mësoni të ndryshoni reagimet dhe qëndrimin tuaj. Ju mund ta mësoni veten të mos zemëroheni.

Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për situatat që mund të çojnë në zemërim dhe të jeni mjaft të vëmendshëm kur i përjetoni ato.

Ju mund ta kapërceni zemërimin, por kjo kërkon një punë të brendshme. Ju nuk duhet të reagoni automatikisht, ju mund të mësoni të veproni me vetëdije dhe t’i kontrolloni reagimet tuaja.

8 këshilla të thjeshta për të kapërcyer zemërimin:
– Kur ndiheni të pakënaqur, ndaloni atë që po bëni dhe vizualizoni një skenë të këndshme mendore nga e kaluara. Mendoni për diçka që ju bën të lumtur.
– Kur mendoni se po zemëroheni, merrni frymë thellë. Kjo do të vonojë zemërimin dhe do t’ju qetësojë.
– Numëroni ngadalë nga një në dhjetë. Kjo do ta vonojë reagimin tuaj të zemëruar dhe do ta dobësojë atë.
– Kur ndjeni zemërim, pini ujë. Kjo ka një efekt qetësues mbi trupin.
– Përpiquni të jeni të durueshëm në jetën tuaj të përditshme. Ndërsa bëhesh më i duruar, do të jesh më i ngadalshëm në zemërim.
– Një nga mjetet më të mira për zemërim është shkëputja emocionale. Kur jeni të shkëputur emocionalisht ju nuk mund të zemëroheni.
– Një mënyrë tjetër për të shmangur zemërimin është zhvillimi i zakonit të paqes së mendjes.

Scroll to Top