Këto gjëra nuk i bëjnë kurrë personat inteligjentë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Emocionet janë pjesë natyrale e jetës, por disa njerëz i lejojnë emocionet e tyre t’i kontrollojnë ata, gjë që nuk është e mirë.

Sidoqoftë, kjo është lista të cilën lajmi.net e sjell për ju, e 5 gjërave që njerëzit me inteligjencë emocionale nuk i bëjnë kurrë:

1) Nuk i lejojnë të tjerët të ndikojnë në ndjenjat e tyre

Edhe pse kjo është shumë e vështirë, megjithatë me praktikë mund të arrihet.

Njerëzit me inteligjencë emocionale nuk i lejojnë asnjëherë faktorët e jashtëm të ndikojnë në ndjenjat e tyret të brendshme.

2) Ata nuk mbështeten te tjerët për të qenë të lumtur

Njerëzit me inteligjencë emocionale e krijojnë vetë lumturinë e tyre, pasi që ndjenjat vijnë nga brenda nesh.

Ata nuk presin nga askush apo nga asgjë që ti bëjë ata të lumtur. Ata e bëjnë veten të lumtur.

3) Ata e kuptojnë se emocionet e tyre janë vetëm një reagim

Emocionet në të vërtetë nuk janë një realitet. Ato janë reagime apo reaksione të cilat truri jonë i krijon.

Sidoqoftë, është e rëndësishme që ne të mos i lejojmë emocionet ta kontrollojnë realitetin tonë.

4) Ata i zgjedhin mendimet që i kanë

As këtu ata nuk i lejojnë faktorët e jashtëm të vendosin për mënyrën e mendimit të tyre.

Ata janë njerëz të pavarur dhe rrjedhimisht mendimtar të pavarur.

5) Ata mbajnë distancë.

Njerëzit me inteligjencë emocionale nuk bëjnë shokë të rinj lehtë dhe thjeshtë, pasi që ata nuk mund ti durojnë personat që flasin shumë dhe pa kontroll.

Ata bëhen shokë vetëm me ata njerëz të cilët ju përshtaten atyre.

Scroll to Top