Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjatë kujdesit ditor, vëmendjen më të madhe i kushtojmë fytyrës, ndërsa lëkura në dekolte shpesh harrohet.
Këto pjesë në trup zbulojnë nëse plakemi shumë herët.
“Në zonën e dekoltesë, lëkura është mjaft e hollë, dhe njerëzit e lënë pas dore, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin dhe mbrojtjen nga dielli”, tha dermatologia Shereene Idriss për Mindbodygreen.
Zona e dytë janë buzët, të cilat dehidrohen me kalimin e moshës dhe mund të zbulojnë shenjat e para të plakjes së lëkurës.
“Lëkura e buzëve me kalimin e moshës humbet përqindjen e keramidit, kolagjenit, elastinës dhe acidit hialuronik. Kjo do të thotë që në përgjithësi, vëllimi i buzëve zvogëlohet, dhe lëkura është më e ndjeshme për shkak të humbjes së lagështisë” tha Idriss pranë Shkollës së Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Nju Jork.
Zona e tretë janë sytë ose lëkura përreth tyre. Ata janë të parët që zbulojnë se si kemi fjetur, nëse kujdesemi për këtë pjesë të fytyrës, nëse pimë shumë ujë dhe qëndrojmë shumë në ajër të pastër. Lëkura nën sy është më e hollë në fytyrë dhe nuk ka shtresa në të cilat ‘ruhen’ furnizimet ose lagështia.…jetoilumtu.al/