Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ndonjëherë djemtë kanë ca sjellje që për ata janë më shumë se normale, ndërsa për ne: thjesht acaruese! Sado t’ja thoni me ze të lartë këtë, nuk do ta kuptojnë, por le ta provojmë sërish duke ia listuar një nga një.
#1. Ai s’e njëh ende alarmin. Oraret janë numra pa asnjë vlerë që do të thotë se fle deri në 2 të drekës kurse ju duhet të zvarriteni mbi të për të dalë nga krevati dhe për të nisur ditën.
#2. Nuk di të bëjë as detyrat më të thjeshta shtëpiake. Ideja e tij për ‘larjen e enëve’ është të rri pranë ujit me enët e pista dhe të pyes se si ka mundësi që ato nuk po lahen.
#3. Flet rreth ish-të dashurës së tij të çmendur dhe ndërkohë të kujton ty se sa normale je, duke harruar që po bën gafën e jetës duke të ta kujtuar!
#4. Pretendon se është duke ju dëgjuar kur është qartësisht e dukshme që JO. Mendo këtë dialog: “A mund t’i hedhësh plehrat? A mund t’i hedhësh plehrat? Asnjë përgjigje. Thuaji “Zemër jam shtatzënëëë” dhe ja kështu e merr vëmendjen e tyre.
#5. Përdor laptopin tënd se është aq dembel sa të ndezë të vetin.
#6. Lë qimet e mjekrës mbi lavaman duke menduar që lahen vetë me kalimin e kohës.
#7. Ju inkurajon ju të bëheni shoqe e ngushtë me shoqen e tij të ngushtë edhe kur ju nuk keni asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën. Eshtë shoqja jote, s’ka pse të jetë me çdo kusht e imja.
#8. Lë çorapet e pista në dysheme dhe nuk e merr mundimin t’i heqë as mëngjesin e nesërm.
#9. S’ka asnjë shans t’i mbyllë dollapet edhe pasi ka mbaruar punë.
#10. Shpupurit flokët e tua edhe pse e di që ti i fiksim. Dhe e bën gjithnjë pasi ti sapo i ke krehur!
#11. Ndonjëherë kujdeset aq shumë për mënyrën se si duket, ndërsa herë të tjera as që e vret mendjen (dhe kjo atëherë kur duhet të jetë më i kuruar se kurrë). E pamundur të parashikohet!
#12. Kur i thoni të blejë diçka kur është duke ardhur në shtëpi, ai nuk merr kurrë gjënë e duhur.