Kiara: Nuk më intereson nëse ikën Luizi, do vazhdoj të qëndroj në shtëpi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luizi gjithmonë është shprehur se nëse del Kiara, ai do të dalë bashkë me të, mirëpo moderatorja nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse ndodh e kundërta.

E pyetur nga Olta se si do të vepronte nëse Luizi do dilte para saj, Kiara ka thënë se ajo do të vazhdonte rrugëtimin e saj.

Moderatorja ka shtuar se ka dëshirë të qëndrojë dhe se kur nuk e arrin një qëllim që i vë vetes, bëhet shumë keq.Ajo nuk e shikon veten si lojtare të dobët vetëm se ndonjëherë rri në qetësinë e saj.

Në rrjet komentohet shumë se dashuria e këngëtarit është më e madhe se ajo e Kiarës, nisur nga surprizat dhe gjestet e tij.

Mirëpo, një surprizë nga Tito pritet në ditët në vazhdim pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë.

Moderatorja tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.

“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.

Lexo të radhë

“Është një gjë shumë e bukur, do të ndodhë…”/ Çfarë surprize ka përgatitur Kiara për Luizin?\

Ai që dëshiron një trëndafil duhet ta respektojë gjembin e tij.

Nëna iu vra nga dora e krimit, flet djali i Mimoza Pajës: Mami nuk…

Scroll to Top