Kinematografia në zi! Mbyll sytë përgjithmonë aktori

Editor
1 Min Read

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, aktori Andre Brower. Ai vdiq të hënën pasi vuante nga një sëmundje, sipas agjentit të tij.

Suksesi i tij më i madh konsiderohet të jetë roli i tij si kapiten Raymond Holt në serialin “Brooklyn Nine-Nine”, një rol për të cilin ai fitoi dy çmime Critics Choice për aktorin më të mirë dytësor dhe katër nominime për Emmy.

I lindur në Çikago në vitin 1962, Brower, i cili ishte më i vogli nga katër fëmijët, studioi teatër me një bursë në Stanford dhe mori klasa aktrimi në Shkollën Juilliard për dramë.

Roli i tij i parë në film ishte në filmin Glory të vitit 1989, në të cilin ai luajti një ushtar në regjimentet e para afrikano-amerikane të Luftës Civile Amerikane.about:blank

Në total, Brower, i cili shpesh luante role ushtarake ose policore, u nominua 11 herë për një Emmy në karrierën e tij më shumë se tridhjetëvjeçare.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *