“Kisha borxhin për të shlyer”/ ‘Kopshtar’ në një ‘fermë kanabisi’, e pëson keq i riu shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Shqiptari Flamur Dedja është dënuar me 1 vit burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘kopshtar’ në një ‘fermë’ kanabisi.

Dedja ka shkuar në Britani në rrugë ilegale dhe ka shpenzuar 10 mijë paund për transport. Sapo mbërriti në Britani, ai u punësua si piktor dhe dekorues, por për shkak se nuk shlyente dot borxhin prej 10 mijë paundësh, u detyra të punonte si ‘kopshtar’ në një fermë kanabisi.

Gjatë kontrollit policor, u gjetën dhe u sekuestruan 71 bimë të ndara në tre dhoma, të vlerësuar me 39 mijë euro.

Gjatë seancës gjyqësore, 31-vjeçari tha se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe i jepeshin 100 paund çdo tre muaj.  Ai tha se banda kriminale i hoqi pasaportën, dhe se e kërcënonin se do të dëmtonte familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do të bashkëpunonte.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *