JiL.al - Jeto i Lumtur

Kisha konflikte me gruan, por fëmijët nuk i kam prekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Kam pasur konflikte me bashkëshorten, por fëmijët nuk i kam dhunuar”, kështu ka deklaruar në dëshminë e tij dhënë para policisë së Shkodrës Ergys Arazi pasi gruaja e tij Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët pasi dhunohej, por edhe tradhtohej nga bashkëshorti.

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

E mitura dyshohet se u vetëmbyt së bashku me të ëmën, Alma Arrazin, motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllain 2-vjeçar. Këta të fundit nuk janë gjetur ende ndërsa kërkimet nga polumbarët vazhdojnë.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia. 

Scroll to Top