Kishin kthyer parkingun në “dyqan” kanabisi, arrestohen

Jil
Jil
1 Min Read

Shtetasit Eduart Kullesi 27-vjeç dhe Rolando Shala, 26-vjeç, janë arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të lëndëve narkotike.Shtetasit Eduart Kullesi 27-vjeç dhe Rolando Shala, 26-vjeç, janë arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar në parkingun në pronësi të 26-vjeçarit 2 pako me lëndë narkotike kanabis sativa dhe 103 doza gati për shitje.

26-vjeçari Shala rezulton një person nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Nga hetimet e policisë u provua se ai bashkëpunonte me 27-vjeçarin për të shpërndarë lëndë narkotike në zonën e Vollgës në qytetin e Durrësit.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, hetuesit gjetën gjithashtu një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *