JiL.al - Jeto i Lumtur

Kishte abuzuar me alkoolin dhe u dërgua në spital, shqiptari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 33-vjeçar shqiptar ka sulmuar mjekët dhe infermierët. Ai ishte dërguar në spital paski kishte abuzuar me alkoolin, por papritur është tërbuar dhe ka sulmuar mjekët e infermierët.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari do të dëbohet nga Italia, por fillimisht duhet të përgjigjet për akuzat “rezistencë dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik” dhe “refuzim për dhëni en e informacionit lidhur me identitetin e tij”.

I pyetur nga policia, 33-vjeçari nuk ka pranuar të japë të dhënat e tij personale, duke përdorur shprehje kërcënuese ndaj policëve dhe duke i rezistuar aktivitetit të tyre.

Në sajë të përdorimit korrekt të teknikave operacionale, efektivët kanë arritur të frenojnë vrullin e shtetasit shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se shqiptarit i ishte refuzuar kërkesa për rinovimin e lejes së qëndrimit.

Scroll to Top