JiL.al - Jeto i Lumtur

Kjo është e vetmja gjë që i bën xheloze vajzat e tjera…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kur vendos makeup-in në mëngjes, nuk mendoj se si do u dukem njerëzve, thjesht më bën të ndihem mirë. Në përgjithësi, të gjitha femrat këtë marrëdhënie kanë me make up-in. Është argëtues dhe praktik dhe është me të vërtetë një formë për t’u shprehur.

Megjithatë, nuk mund të gënjej: e kam ndier zilinë për trukun më përpara. Është e pamundur të kontrollosh Instagramin pa u mrekulluar pas grimit të ndonjërës, duke pyetur veten sesi është e mundur që ajo gjen kohën për ato vetulla perfekte.

Por xhelozia shkon më thellë për disa gra. Bazuar në një studim të publikuar në “Perception”, drejtuar prej Dr. Mileva-s në Universitetin e Stirling, si burrat dhe gratë gjykojnë në bazë të make up-it që ke bërë.

MË TË LEXUARAT

Zgjidhni një kafshë dhe zbuloni çfarë mund të ndryshoni në jetën…

Zgjidh një imazh dhe zbulo energjinë tënde të brendshme!

Çfarë kërkojmë kur zgjedhim një partner?

Si ta kuptoni kur dikush ju gënjen

Njerëzit, gjithsesi, nuk gjykojnë për mënyrën si dukesh, por për personalitetin dhe se sa dominuese je. Për sa i përket grimit, gratë gjykojnë gratë e tjera që lyhen më shumë për t’u bërë më dominante dhe më joshëse. Ndërsa burrat, i shohin gratë me më shumë grim, si femra me më shumë prestigj.

Studiuesit u kërkuan burrave dhe grave të rendisnin fytyrat e femrave me një grim standard, për pamjen, dominancën dhe prestigjin. Rezultatet dëshmuan që gratë ishin xheloze për gratë e tjera me grim, mbështetur në idenë që ato do ishin më tërheqëse për burrat. Gjykimi seksual i shndërronte këto gra të grimiuara në një kërcënim, në një farë mënyre.

Është e kuptueshme që, të gjithë i perceptojnë fytyrat e grimuara në mënyra të ndryshme, por në të vërtetë make up-i nuk tregon asgjë për personalitetin e një gruaje.

Nuk është që dikush grimohet për të bërë xheloze femrat e tjera, por është e qartë që nëse një grua mendon që ti je më tërheqëse sesa ajo, për burrat, do bëhet xheloze për ty

Scroll to Top