Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të duash ose të të duan është një emocion i mrekullueshëm njerëzor që ne të gjithë duam ta ndiejmë. Mirëpo është një gjë shumë e natyrshme të ndryshosh ose të fitosh cilësi të reja, sapo nis një lidhje. Pa e kuptuar, personaliteti dhe zakonet e tua ndryshojnë, shpesh duke ju shndërruar në një person më të mirë. Në këtë artikull, ju sjellim disa ide se si njerëzit ndryshojnë kur janë të dashuruar, sipas shenjës së horoskopit.
Ujori
Të qenit i dashuruar ju ndryshon për mirë dhe filloni të jeni të hapur për mënyrën se si ndiheni. Ju madje bëheni të sinqertë me veten për këtë pjesë. Dashuria ju mëson ta lini krenarinë tuaj mënjanë, dhe në fakt ndiheni më të kënaqur duke qenë në gjendje të jeni transparentë për ndjenjat tuaja me dikë.
Dashi
Kur bini në dashuri me personin e duhur, mund të habiteni se sa shumë nuk silleni siç silleni zakonisht. Edhe pse jeni një nga më të pavarurit nga shenjat e horoskopit, e gjeni veten duke e rregulluar orarin e gjithçkaje në rutinën tuaj, vetëm për të qenë në gjendje të kaloni kohë me personin që doni. Dhe pse mund të tingëllojë joreale, ju fshehurazi bëheni të varur nga partneri juaj.
Gaforrja
Ju jeni shenja më e ndjeshme nga të gjitha shenjat, e udhëhequr nga zemra dhe emocionet. Gjithashtu, ju jeni një person bujar. Por, sapo ia falni zemrën një personi, filloni të prisni jo më pak prej tyre dhe shpejt mund të zhgënjeheni, nëse nuk ju përgjigjen me të njëjtën dashuri dhe bujari.
Bricjapi
Kur jeni vërtet të dashuruar, ndiheni rehat pranë partnerit tuaj. Ju filloni të mendoni më pak rreth gjërave që shkojnë keq. Gjithashtu, ju filloni realisht të ndryshoni për mirë, duke u bërë më të kuptueshëm dhe duke i falur gabimet e bëra padashje (gjë që nuk e bëni shpesh në përditshmëri).
Binjakët
Megjithëse jeni një nga shenjat më flirtuese të horoskopit, sapo bini në dashuri, mendoni vetëm për një person. Ata tërheqin vëmendjen tuaj dhe mendoni për ata plotësisht. Koha e shpenzuar me atë person ju duket emocionuese dhe bëheni të sinkronizuar me partnerin tuaj.
Luani
Kur fiksoheni ose filloni të doni vërtet dikë, nuk dëshironi më të keni vëmendjen e të tjerëve. Ju pushoni së qeni kokëfortë, sepse vërtet dëshironi që i dashuri juaj të jetë i lumtur dhe lumturinë e tyre e vendosni shpesh herë edhe mbi tuajën.
Peshorja
Zakonisht, ju jeni shumë diplomatikë dhe largoheni shpejt nga konfliktet me të tjerët. Por kur gjeni dashurinë e vërtetë, mësoni t’i ekspozoni ndjenjat tuaja të vërteta. Partneri juaj ju balancon dhe ka nevojë për ju, aq sa ju keni nevojë për ta. Ndiheni të lirë të shprehni gjithçka që dëshironi të shprehni.
Peshqit
Dashuria ju bën një version më të mirë të vetes. Ju bëheni më bindës, të qartë dhe të drejtpërdrejtë për atë që dëshironi ose keni nevojë. Dashuria gjithashtu ju mëson se jo gjithmonë njerëzit do të përdorin të metat ose gabimet tuaja për t’ju lënduar.
Shigjetari
Kur bini në dashuri me dikë, nuk ndiheni më të shqetësuar dhe nuk e keni problem të rrini vetëm me atë person. Është interesante pasi, megjithëse nuk është në natyrën tuaj, mund të bëheni pak posesivë ose xhelozë, kur vërtet e doni dikë.
Akrepi
Kur bini në dashuri, ndiheni më rehat edhe me dobësitë tuaja. Ju pushoni së dashuri të bëni keq, apo të hakmerreni, sa herë që ndiheni të lënduar. Gjithashtu, në vend që të jeni agresivë ose hakmarrës, filloni ta shprehni me personin që doni dhimbjen dhe zemërimin tuaj.
Demi
Megjithëse dukeni të ftohtë dhe të ngurtë me botën e jashtme, brenda jush jeni një romantik i pashpresë, dhe kur përjetoni dashurinë e vërtetë, e mirëprisni ndryshimin që partneri ju sjell në jetën tuaj. Kur bini në dashuri, filloni të dilni jashtë interesave tuaja dhe të provoni gjëra të reja me ta.
Virgjëresha
Kur bini në dashuri, mësoni të pranoni dhe të jeni tolerantë ndaj të metave të personit tjetër. Ju pushoni së qenuri kritikë. Edhe kur vëreni të meta rreth jush, qoftë tek partneri apo brenda jush, nuk ndjeni një dëshirë të vazhdueshme për t’i korrigjuar ato.