JiL.al - Jeto i Lumtur

Kjo është një ngjarje e trishtë e cila thuhet se ka ndodhur në vitin 1964, kur tre haj du të hynë në shtëpinë e…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Kjo është një ngjarje e trishtë e cila thuhet se ka ndodhur në vitin 1964, kur tre haj du të hynë në shtëpinë e Karl Luk. I zoti i shtëpisë i dëgjoi dhe me push kën e tij i hoqi qafe që të tre. Çështja vajti në organet gjyqësore dhe në fillim, gjithçka ishte në anën e Karl Luk, pasi haj du tët i kishin hyrë në shtëpi dhe atij iu desh të mbrohej dhe të mbrojë pasurinë e tij.

Por ngjarjet morën një rrjedhë krejt tjetër, pasi u zbulua se haj du tët kishin qenë tre vëllezër, të cilët kishin pasur një konflikt të gjatë me komshiun e tyre Karl. Kështu, organi i akuzës e akuzoi Karlin se ka planifikuar eliminimin ne tyre fizik, duke i ftuar në shtëpi të tre vëllezërit e mandej u ka marë jetën, duke pretenduar se kishin hyrë si haj du të.

Kur Karl Luk e kuptoi se gjithçka po kthehej kundër tij, u zhduk pa lënë gjurmë. Të gjithë përpjekjet e organeve policore për të rënë në gjurmët e tij dështuan. Por, a e dini ku ishte fshehur? Ai ishte fshehur në të njëjtën shtëpi, në një qilar një metër të gjerë dhe dy metër të gjatë.

Ai bashkë me të shoqen, kishte vendosur të fshihej përgjithmonë në atë vend, nga frika e dënimit me jetë. Edhe fëmijët e tij të vegjël nuk dinin gjë për babanë e fshehur në qilar, pasi ata mund tu tregonin fqinjëve. Pas një farë kohe, gruaja e tij besnike ndërron jetë, sakaq fëmijët ishin rritur dhe e dinin që babai u kishte ndërruar jetë.

Karl Luk, jetoi në qilarin e tij për tridhjetë e shtatë vite. Në shtëpinë e tij, kanë banuar tre familje të tjera pas familjes së tij, ku asnjëra nuk e ka ndjerë prezencën e tij në qilar. Ai dilte fshehurazi për të ngrënë dhe pirë dhe kthehej sërish në qilar, pasi të ishte siguruar se e kishte kyçur mirë derën.

Për shkak të pluhurit dhe lagështisë, Karl Luk u sëmur me astmë dhe filloi të kollitej shpesh. Një natë, i zoti i shtëpisë dëgjoi të kollën e mbytur të tij, e cila vinte nga poshtë dhe menjëherë lajmëroi policinë. Policët ndoqën burimin e kollës, e cila i çoi mu tek Karl Luk. Mes tyre u zhvillua kjo bisedë:

Polici: Kush je ti dhe çfarë bën këtu?! Karl: Më quajnë Karl Luk dhe kam tridhjetë e shtatë vite që jetoj këtu. Pasi i lajmëroi mbi shkakun e fshehjes në atë vend, polici tha: O Zot! A nuk e di

çfarë ndodhi pasi humbe dhe u zhduke?! Karl Luk: Jo, çfarë ndodhi? Polici: Nëna e tre vëllezërve që humbën jetën, e pranoi se djemtë e saj kishin planifikuar të vjedhin shtëpinë tënde. Që atëherë, gjykata deklaroi pafajësinë tënde.

Mësimi:
Nëse je në të vërtetë dhe i pafajshëm, në cilëndo rrethanë që të ndodhesh duhet të luftosh për drejtësinë tënde. Nuk ka arsye të fshihesh, sado njerëz të kesh kundër, nëse je i pafajshëm koha me siguri do të kthehet në anën tënde. Faleminderit që më ndiqni dhe… mendjen në vend!./historimotivuese.com

Tagged Kjo është një ngjarje e trishtë e cila thuhet se ka ndodhur në vitin 1964, kur tre haj du të hynë në shtëpinë e…

Histori

 

Lexo të radhës

 

 Një ditë, një djalë i varfër filloi shiste derë më derë të mira materiale për të paguar rrugën e tij drejt shkollimit pasi e gjeti veten me asnjë të hollë ne xhep dhe shumë të uritur…

Asgjë nuk mund të të pregatisë vërtet të humbësh fëmijën tënd. Kur mendoj të shkuarën. shpesh them me vete…

Por unë nuk di asgjë për dashurinë

 

Scroll to Top