Klodiana Lala zbardh detaje nga sulmet në Veri: Dyshohet

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Kosovës, ku u vra një efektivi të policisë dhe u plagosën dy të tjerë, nga një grup serb i armatosur rëndë.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar nga Kosova se policia e Kosovës ka blinduar fshatin e Banjskës, pasi e konsideron hyrjen në këtë zonë të rrezikshme për shkak të shkëmbimit të zjarrit.

Po ashtu, Lala raporton se ka dyshime se ka më shumë se 3 të vrarë në radhët e agresorëve serbë që janë vendosur në manastirin e Banjskës.

“Hyrja në fshatin Banjskë tanimë konsiderohet e rrezikshme pasi forcat e policisë janë përfshirë në shkëmbimin e zjarrit me grupin e armatosur serb. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me grupin e armatosur janë vrarë 3 sulmues, ndërsa ka informacione të pakonfirmuara se numri i agresorëve të vrarë mund të jetë më i lartë.

Sulmuesit janë të armatosur rëndë dhe të veshur me rroba ushtarake. Ata janë vendosur në manastirin e Banjskës. Policia e Kosovës është vendosur në gatishmëri të plotë, ndërsa forcat e KFOR janë vendosur në hyrje të Mitrovicës”, u shpreh ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *