JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjyqi, Klodiana Lala zbardh detajet e frikshme nga dosja për Safet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhej me dosjen e SPAK ndaj zotit Gjici, ndërkohë që sot është mbajtur seanca për ish-kreun e bashkisë së Kukësit.

Lala ka bërë me dije se Prokuroria ka dyshime të forta se Alma Kaçi nuk ka vepruar e vetme në përgjimin e zotit Gjici, por se është ndihmuar nga persona të tretë.

Lala ka sqaruar se mbetet për tu parë nëse bashkëpunëtorët e saj kanë qenë nga politika, kundërshtarët të zotit Gjici apo grupe kriminale.

“Prokuroria e Posaçme ka dyshime të forta se gruaja nuk ka vepruar e vetme pra ka patur bashkëpunëtorë për mënyrën e si është organizuar filmimi.

Bëhet fjalë për një gotë ku ishte vendosur kamera e sigurisë sepse çanta është mbajtur në paradhomë nga sekretarja e Zotit Gjici.

Nga mënyra se si kontrollohet videoja nga telefoni dhe se si ajo largohet nga ambientet e bashkisë dhe si komunikon me nënkryetarit shtohem dyshimet për bashkëpunëtorë.
Mbetet për tu parë nëse janë kundërshtarë të zotit Gjici, palë të politikës, apo grupe kriminale. Kjo çështje besoj do zgjidhet për sa kohë është arritur të sekuestrohen pajisjet me të cilat është kryer përgjimi”, ka deklaruar ajo.

Scroll to Top