Ndryshe nga çdo herë tjetër Primei-n e kaluar, banorët u informuan mbi vendimin e publikut, nepërmjet grafikëve, ku me përqindje më të lartë në televotim “kokë më kokë” shkoi Olta dhe Kiara. Që pas asaj nate duket se Olta dhe Kiara kanë qenë më afër se kurrë.
Olta: Ne jemi bërë shoqe që ditën e parë, por Luizi nuk na la ta vazhdojmë.
Kiara: Më ka bërë për të qeshur dhe jemi ngacmuar me njëra tjetrën.
Luizi: Olta mezi po pret që të marrë hak për Armaldon. Dua të jem përballë saj dhe të mbyllet ky kapitull. Olta nuk ka asgjë kundër Kiarës, as Kiara kundër saj.
Dea Mishel: Janë shoqe. 90 ditë bashkë afrohemi me njëri tjetrin. Kanë bërë shumë mirë që kanë kaluar bashkë kohë.
Nita: I kemi parë të kalojnë shumë mirë bashkë. Pashë një energji shumë të mirë mes tyre.