JiL.al - Jeto i Lumtur

Konflikt me grusht në Librazhd, lihet në gjendje të lirë 34 vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në Librazhd, aty ku një 34 vjeçar ka goditur me grushte një 48 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori, ku është cakuar procedimi në gjendje të lirë për autorin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top