Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë. Mësohet se një prej personave të përfshirë në sherr për motive të dobëta është edhe një punonjës policie i forcave “Shqiponja”.about:blank
Ky i fundit, gjatë debatit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar. Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Ndërkohë që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.