JiL.al - Jeto i Lumtur

Korriku përvëlues po ikën, por çfarë iu pret në gusht? Flet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Për gushtin, temperaturat do të kapin vlerat 34-35 grade Celsius, dhe parashikohet një muaj me kushte të favorshme dhe temperatura të pranueshme, krahasuar me korrikun.

“Gushti do të futet me temperatura të larta, janë temperatura lehtësisht mbi mesataren shumëvjeçare. Parashikohet që të paktën 15 ditët e para të regjistrojnë më shumë ditë me vlera 34-35. Do të kemi dy episode, data 8 dhe 9 ku do kemi temperatura që do iu afrohen vlerës 39, por në zonat e izoluara e theksoj nuk do regjistrohen vlera ekstreme. I gjithë gushti parashikon shumë kushte të favorshme dhe temperatura më shumë të pranueshme krahasuar me korrikun përsa i përket pushuesve.

Reshjet do jenë prezente edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë, do jenë reshje sporadike dhe kalimtare. Nuk ka sinjale për momentin që gjatë fundjavës apo në javën e parë të kemi stuhi çfarë do ndodhë në Itali, por do jenë reshje kalimtare, preken edhe disa zona të bregdetit por nuk është se do të prishin punë, pasi do të jenë shumë kalimtare vetëm për disa minuta dhe më pas sërish do të kemi diell. “Gusht e gunë”, kjo nuk qëndron shumë sepse na pret dhe një shtator me temperatura të larta, pra vera nuk përfundon këtu!”, është shprehur Lajda Porja

Scroll to Top