Kreu i OMONIA-s zbardh skenarin, ja çfarë do të ndodhë

Jil
Jil
1 Min Read

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha në një intervistë për Euronews Albania se çështjen e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri do ta çojnë në Strasburg nëse nuk gjen zgjidhje.

Suli u shpreh se janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Belerit dhe nëse kjo nuk ndodh, kanë gati dosjen të cilën do ta çojnë në gjykatën ndërkombëtare.

“Siç edhe jemi shprehur më parë, po presim që Gjykata e Lartë të caktojë datën e ndryshimit të masës së arrestit. Duke pasur shumë pak besim te institucionet e drejtësisë shqiptare, e kemi përgatitur dosjen që ta çojmë në Strasburg, nëse do lindë nevoja. Shpresojmë që Gjykata e Lartë t’i thërrasë mendjes dhe të kthejë çështjen në shinat e ligjit. Vendimi i Strasburgut është i detyrueshëm për shtetin shqiptar”, tha Suli.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *