Krimi makabër në Maliq/ Hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas

Jil
Jil
2 Min Read

Hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas u vetëvra. Kështu deklaron policia e Korçës pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku 55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau me armë zjarri gruan Luiza dhe më pas e hodhi në një pusetë.

Ditën e sotme, Mullalli është vetëvrarë pas rrethimit nga policia në një banesë të braktisur. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se në momentin që autori është gjetur nga policia, ai ka hapur zjarr dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas burimeve nga Policia Mullali pasi vrau gruan, kishte shkruar letër që do të vriste gruan dhe më pas veten.

Gjergj Mullalli
Gjergj Mullalli

46-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve u vra ditën e djeshme kur sapo ishte kthyer nga puna në banesë. Çifti nuk jetonin bashkë dhe ishin në proces divorci.

Ka qenë djali i viktimës, i cili kur është kthyer në banesë nuk e ka gjetur nënën dhe ka alarmuar familjarët e tjerë dhe më pas policinë. Gruaja u gjet e vrarë dhe e hedhur në një gropë septike.

Familjarët deklaruan se autori, ishte i alkoolizuar dhe kishte ushtruar gjithmonë dhunë ndaj gruas, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.about:blank

Informacion shtesë
Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.about:blank

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *