Krimi në familje/ Coptoi bashkëshortin me hanxhar dhe e hodhi në kanal, jepet dënimi për shqiptaren

Jil
Jil
2 Min Read

Nadire Kurti, 69-vjeçarja shqiptare e cila masakroi me hanxhar bashkëshortin e saj Shefki Kurti është dënuar me 14 vite e 6 muaj burg nga gjykata italiane.

Gjykata e Rovigo-s në Itali dha vendimin këtë të shtunë për dënimin e shtetases shqiptare e cila tronditi opinionin publik me krimin e saj. 69-vjeçarja e vrau dhe e coptoi trupin e bashkëshortit duke e ndarë në disa qese plastike të zeza.

E moshuara i hodhi qeset në një kanal, por gjithçka u zbulua më 18 gusht të vitit të kaluar, ku tharja e kanalit për shkak të temperaturave të larta zbuloi krimin e rëndë.

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht, ku më kryesorja ishte përfshirja e krimit të organizuar.

Por pas hetimeve të thelluara u provua se autore ishte bashkëshortja e Kurtit, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej vitej kurohej nga një psikiatër.

Në dëshminë e saj për vrasjen e bashkëshortit, ajo tha se 72-vjeçari e kërcënonte vazhdimisht.

“Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shiste shtëpinë. Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja unë o do vdiste ai”, ka rrëfyer Kurti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *