Debatet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ nuk kishin të munguar. Debate kishte edhe mes Oltës dhe Armaldos, duke na surprizuar pasi dyshja prej disa kohësh kanë qenë shumë miq.
Olta u shpreh e zhgënjyer nga Armaldo pasi sipas saj ai po e atakon në një mënyrë të shëmtuar bashkë me Kiarën. Maestro nga ana tjetër i tha aktores se është ajo që po e largon.
BISEDA:
Olta: Ti mua më atako, kjo është loja. Por kur ti më vë mua në lojë bashkë me Kiarën, është shumë e shëmtuar. Nëse do e bëjë vetëm unë do ta mbaja lojën.
Armaldo: Ti mendon se unë e kam bërë për lojë me Kiarën atë gjë? Ti më ke thënë se më do në këtë lojë.
Olta: Edhe të dua, por thjesht tani po të shoh si një njeri që s’duhet t’ia kesh besën, përfundimisht. Do të më krijosh besim, jepi. Por jo me fjalë, me vepra.
Armaldo: Ti po largohesh prej meje.
Mes diskutimit të Qetsorit dhe Armaldos, Olta ndërhyri disa herë sot duke thënë se Armaldo ka pasur vetëbesim të ulët.
Nga ana tjetër, Kiara i kërkoi Oltës mos të ndërhynte, pasi Maestro mund të mbrohet vetë e se ndërhyrja e saj e nxjerr keq.