JiL.al - Jeto i Lumtur

Kristi zbulon pikat e tij të dobëta në “BBV”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe.

Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Krist Aliaj, i cili ka treguar rreth vështirësive që ka kaluar për shkak se ka jetuar për shumë kohë jashtë Shqipërisë dhe përshtatja me banorët e tjerë, mentaliteti, gjuha etj nuk ishte e lehtë.

“Banorë emigrant kanë qenë dy, unë dhe Jori. Ne e kishim lojën më komplekse, lojën, izolimin, mentalitetin, batutat e ndryshme, gjuha pastaj vetëm ‘google translate’ dhe mendimet më vijnë ose në anglisht dhe u dukej banorëve si shenjë tangërlliku, nuk e kuptonin…”.

Ai mes të tjerash tregoi nëse do ti vinte keq nëse bileta e tij, kur u eleminua herën e parë nuk do të ishte biletë kthimi dhe tani nuk do të ishte në finale.


“Kur u eleminova dhe u riktheva ishte dhe një si ndjenjë e mirë se dole nga izolimi dhe ike nga negativiteti, por nuk e di si do ndjehesha, mund ta përjetoja mirë, por edhe keq edhe po të isha eleminuar nuk do e quaja humbje…”.

Scroll to Top